Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës

31 Mars 2025, 11:59 | Përditesimi: 31 Mars 2025, 11:59

Laguna e Nartës është shndërruar në një mozaik ngjyrash dhe elegance teksa qindra flamingo kanë pushtuar ujërat e saj.

Ky spektakël natyror nuk është vetëm një dhuratë për vizitorët por dhe dëshmi e rëndësisë së kësaj lagune si një habitat i pasur dhe i mbrojtur për shumë specie të rralla.

Përgjatë gjithë vitit, Laguna e Nartës mirëpret flamingot, por në pranverë numri i tyre rritet ndjeshëm, duke e kthyer këtë zonë të preferuar për dashamirësit e natyrës dhe fotografët e jetës së egër.

r.k./Shqiptarja.com