Panakota me luleshtrydhe nga zonja Vjollca

9 Prill 2021, 12:47

Panakota me luleshtrydhe

Përbërësit:

400 ml pana

100 ml qumësht

100 gr sheqer

vanilje

10 gr fletë xhelatine

Salca me luleshtrydhe

250 gr luleshtrydhe

50 gr sheqer

10 ml lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht vendosim fletët e xhelatinës të zbuten në ujë të ftohtë. Në një tigan salce vendosim panën, qumështin, sheqerm vanilje, I vendosim në zjarr për 5 minuta sa pana të nxehet por jot ë marrë valë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të xhelatinën e zbutur e përziejmë mirë dhe mbushim 3/4 e gotave që do të shërbejmë panakotën. Vendosim gotat në frigorifer të ftohur.

Ndërkohë luleshtrydhet e pastruara të prera në kubikë të vegjël, sheqer, lëng limoni, I vendosim në zjarrë dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Nxjerrim gotat nga frigoriferi dhe shtojmë nga një shtresë me salcën me luleshtrydhe I vendosim përsëri në frigorifer të ftohura për 2-3 orë.