‘Pandemi e miopisë’, Okulisti ngre alarmin: Prindër vëmendje ndaj këtyre shenjave

6 Mars, 12:22

Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë po vihen re si në vendin tonë, por dhe në botë problemet e shumta me shikimin tek fëmijët. Konkretisht miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët, pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të pajisjeve elektronike, si telefonët, tabletët dhe kompjuterët. Sipas mjekëve okulistë, në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve, 3-4 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë dhe ky është një shqetësim serioz gjithnjë në rritje, pasi kontrolli i rregullt i syve për fëmijët është tepër i rëndësishëm.
Në studion e “Rreze Dielli”, mjeku okulist Rubin Topi thotë se një fenomen që ka ndryshuar në vitet e fundit është se më parë, shumë fëmijë vuanin nga hipermetropia, probleme me shikimin e afërt, ndërsa tani janë gjithnjë e më shumë fëmijët po përballen me miopinë, me probleme me shikimin e largët. Në lidhje me këtë tematikë shqetësuese diskutojmë me mjekun e njohur, i cili do të japë këshilla tepër të vlefshme për të gjithë prindërit, por dhe vetë fëmijët.