Papare
Përbërësit:
- 100 gr gjalpë
- 150 gr djathë i bardhë
- Bukë e ndenjur e fortë
- Hudhra
- Spec i kuq pluhur
- Nenexhik i thatë
- Ujë
Përgatitja:
Kaurdisim në tigan gjalpin dhe bukën e copëtuar derisa të marrë ngjyrë, më pas e shuajmë me ujë. Shtojmë thërrime djathi dhe nenexhik, sipas dëshirës e pasurojmë shijen me hudhër të shtypur në havan me piper të zi edhe pak spec të kuq.