Pas 20 vite, lë Gjermaninë për Shqipërinë / Rrëfimi i rrallë i Kampionit Gjetan Keta

20 Shkurt 2025, 13:29 | Përditesimi: 20 Shkurt 2025, 13:29

Gjetan Keta - Nga ringu në jetë, sakrificat, fitoret dhe sfidat e një kampioni… Gjermania ishte vendi i mundësive për Gjetan Ketën. Me një karrierë të gjerë në fushën e boksit ai ka triumfuar jo pak herë para kundërshtarëve, ku numëron 27 ndeshje me 23 fitore. Njëkohësisht Gjetan Keta ka fituar dhe tituj interkontinentalë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai zbulon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri, duke ndarë shumë detaje për planet e tij të së ardhmes. Kujtojmë se Gjetan Keta është vëllai i kampionit Ismail Keta. Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë Bote dhe Europe në sportin e kikboksit dhe boksit.

MC/Shqiptarja.com