Pas takimit në selinë e PS, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët

24 Shtator, 19:14 | Përditesimi: 24 Shtator, 19:14

Një ditë pas Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim deputetët dhe ministrat e PS për qarkun e Tiranës.

Pas mbledhjes që u zhvillua në selinë e PS-së ku në fokus ishin zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kryeministri Rama është ulur për një kafe në barin pranë partisë.

Në tavolinën e Ramës janë ulur në fillim ministrat, por Rama ka ftuar edhe deputetët.

I.M/Shqiptarja.com