Pashaqofte, receta e vjetër e supës tradicionale gjirokastrite nga zonja Albana

4 Nëntor, 11:21

Supë pashaqofte

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lgj peksimadhe
  • 1 lgj miell
  • 1 qepë mesatare
  • 4 thelpinj hudhra
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 120 gr oriz
  • Kripë, piper

Për supën:

  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1-2 lgj miell
  • 1.5 litër ujë
  • 1 karrotë
  • 1 filxhan kos
  • 1 e verdhë veze
  • 1/2 lëng limoni
  • Majdanoz

Përgatitja:

Zëmë brumin për qoftet, i lëmë për 30 minuta të bashkëveprojnë produktet me njëri-tjetrën. Më pas krijojmë toptha të vegjël sa një kokërr arre. Vendosim tenxheren me ujë të ngrohtë me kripë dhe një karrotë të grirë në rende. Kur të marrë valë shtojmë qoftet të ziejnë. Në një tenxhere të vogël kaurdisim pak miell me gjalpë dhe sapo të shpërthejnë aromat e shuajmë me ujë. Shtojmë kosin që e rrahim me limon dhe me një të verdhë veze. E shtojmë këtë masë tek supa me pashaqofte. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz.