Pasojat e izolimit te fëmijët, Lira Gjika: Ja 3 komponentët që duhet të keni parasysh

23 Prill 2020, 14:28

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” mjekja pediatre Lira Gjika ka folur për kujdesin që duhet të kemi ndaj fëmijëve gjatë periudhës së izolimit. Kujdes sipas saj duhet të kemi për fëmijët që sillen mirë, jo ndaj atyre që qajnë apo bërtasin, pasi këto të fundit ndjekin mënyrën natyrale të shkarkimit të tensionit të brendshëm, kurse ata që mbyllen në vetvete, mund të përjetojnë një ngërç emocional.