Pastiçe me qumësht dhe djathë / Receta speciale në 5 minuta nga Mirela Andoni

7 Tetor, 11:38 | Përditesimi: 7 Tetor, 11:38

Pastiçe me makarona Ola

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 400 g makarona
  • 1,5 lt qumësht
  • 200 g djathë i bardhë
  • 100 g gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Ziejmë makaronat sa të ulen edhe të marrin formë në tavë për 2 minuta. Lyejmë tavën me gjalpin dhe shtojmë makaronat e nxehta, i përziejmë që të ftohen pak dhe mos presin qumështin. Në tas rrahim vezët me qumështin edhe e shtojmë te tava. Rregullojmë shijen me kripë në varësi të djathit. Pjekja në furrë të parangrohur me 180 gradë për 40 minuta derisa të kërcaniset.

MC/Shqiptarja.com