Patate të mbushura në furrë me proshutë dhe djath nga zonja Vjollca

28 Shtator 2020, 11:03

Patate të mbushura në furrë me proshutë dhe djath

Përbërësit:

3 patate të mëdha

200 gr djath I tymosur

100 gr proshutë ( cotto)

60 gr parmixhano

200 gr beshamel

kripë dhe piper të zi

Beshamel

1 lugë gjelle gjalp

1 lugë gjelle miell

250 ml qumësht

kripë dhe arrëmoskat

Përgatitja:

Lajmë mirë patatet dhe i vendosim ato për të zjerë në ujë të bollshëm për 25-30 minuta. Pasi të kenë zjerë i ndajmë horizontalisht në dy gjysma dhe me ndikimin e një luge I grryejmë nga brenda duke lënë pjesët anësore 0.5 cm të trasha. Pjesën e brumit të patates e vendosim në një tas. Patatet i vendosim në një tepsi i spërkatim me pak kripë dhe piper, I lëmë më njëanë. Në tasin me brumin me patate shtojmë 4 lugë gjelle beshamel, djathin e tymosur në kubikë, proshutën në kubikë të vegjël, 2 lugë gjelle parmixhano të grirë, pak piper të zi përziejmë mirë mbushjen dhe me ndihmën e 2 lugëve mbushim hapsirat boshe të patateve. I mbulojmë me nga 1 lugë gjelle beshmael i pudrosim me parmixhano dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius ër 30 minuta.