Patëllxhanë dhe speca në uthull dhe vaj nga zonja Vjollca

9 Qershor 2020, 10:53

Patëllxhanë dhe speca në uthull dhe vaj

Përbërësit:

3 patëllxhanë

kripë

1 spec I verdhë

1 spec I kuq

1/2 qepë e kuqe

6 thelpinj hudhër

1 lufë kafeje  vaj ulliri

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

piper I zi

1 filxhan kafe uthull të verdhë

½ filxhan kafe uthull molle

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere në zjarr me ujë për të zjerë. Grijmë majdanozin shumë hollë, ( kryesisht gjethet). Qërojmë hudhrat dhe ato I grijmë imët, specat I presim në shirita për së gjeri, qepën e presim në feta të holla sipër sallatë. Patëlxhanët I qërojmë nga lëkura, I presim në shirita në gjatësinë e specave. Shtojmë tek tenxherja në zjarr 1 lugë caji kripë dhe 1 filxhan kafe uthull të bardhë dhe vendosim copat e patëllxhanit të ziejnë për 7 minuta. Më pas I kullojmë mirë duke shtypur me lugë që mos të kenë më ujë. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim specat deri sat ë ulim volumin dhe të skuqen lehtë.Ndërkohë që specat skuqen në një tas vendosim hudhrat e grira, piper të zi dhe 1 lugë kripë, 1 lugë kafe vaj ulliri, I përziejmë mirë dhe e lëmë mënjëanë që vaji të aromatizohet. Vendosim patëllxhanët e kulluar në një tas, Shtojmë po aty specat e kaurdisur dhe 1 filxhan uthull molle si dhe pak piper të zi, qepët, majdanozin të grirë dhe të gjitha këto I përziejmë mirë në fund shtojmë vajin e aromatizuar me hudhra , I lëmë të marinohen 30 min në temeraturë ambienti me kapak e në fund I vendosim në frigorifer dhe 30 minuta të tjera para se t’i servirim.