Patëllxhanë me djathë e arra dhe njoki me shafran e perime / Pjesa e dytë

8 Prill 2019, 13:10

Receta e dytë: Njoki me shafran dhe perime

Përbërësit:

500 gr njoki

1 qepë e vogël

2 karrota

2 kunguj të njomë

Pak shafran ose 1 bustinë zaferano

Djath parmixhan

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim perimet në shkopinj në gjatësi 2 cm. Në tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim në të qepën e grirë në rende deri sa ajo të bëhet transparente. Shtojmë perimet dhe i akurdisim ato duke i shtuar herë pas here ujë që të zbuten.

Kemi vendosur një tenxhere me 1,2 l itër ujë dhe kripë. Shtojmë në të shafranin dhe më pas njokit dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Sa e shohim që njokit janë ngritur në sipërfaqe të ujit. I largojmë njokit në një kullesë dhe i vendosim në tiganin ku po gatuajmë perimet dhe i ëprziejmë së bashku me perimet duke shtuar gjysmën e garuzhdes me lëbgub që zien në tenxhere. I pudrosim me 2 lugë gjelle parmixhanë dhe i trazojmë me qëllim që parmixhani të shkrijë dhe të na formohet pak salcë. Shtojmë piper të zi dhe i trazojmë për 1 minutë e menjëherë i shërbejmë të ngrohta.