Patëllxhanë të mbushur / Imam Bajalldi nga zonja Albana

21 Shtator 2023, 13:51

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 3 domate
  • 2 lgj salcë domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe i vendosim në ujë me kripë. Ndërkohë kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat në kubikë, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. Më pas shtojmë bimët aromatike, erëzat dhe salcën e domates. Me këtë masë bëjmë mbushjen e patëllxhanëve dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.