Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana

18 Qershor, 11:41 | Përditesimi: 18 Qershor, 11:41

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gr mish i grirë (qengji ose viçi)
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 domate mesatare
  • 1 qepë e vogël
  • 1 vezë
  • ¼ lugë çaji kanellë pluhur
  • 1 fetë bukë e bardhë e njomur në qumësht
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pritini patëllxhanët përgjysmë për së gjati. Bëni prerje në formë rombi në tul, pa dëmtuar lëkurën. Kriposini dhe lërini 20 minuta. Ngrohni furrën në 200°C. Vendosni patëllxhanët në tavë me anën e prerë poshtë, lyeni me pak vaj ulliri dhe piqini për rreth 20 minuta. Lërini të ftohen pak. Hiqni me kujdes tulin me lugë, duke lënë rreth 1 cm pranë lëkurës. Grini imët gjysmën e tulit të nxjerrë. Në një tas përzieni mishin e grirë, hudhrën, domaten, qepën, vezën, kanellën, bukën e njomur dhe majdanozin. Shtoni tulin e grirë të patëllxhanit. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe mbushni patëllxhanët. Vendosini në tavë, spërkatini me vajin e mbetur dhe piqini për rreth 40 minuta, derisa mishi të jetë gatuar plotësisht dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të bukur.

MC/Shqiptarja.com