Pedagogu i njohur mesazh gjithë shqiptarëve: Bëjeni së pari për veten...

17 Mars 2020, 12:27

Në krye të betejës me virusin që po merr jetë në të gjithë botën, janë padyshim mjekët. Krahas punës së palodhshme që po bëjnë në qendrat shëndetësore, ata po përpiqen të sensibilizojnë njerëzit se kjo luftë është e përbashkët dhe se vetë ndërgjegjësimi i tyre do të bënte që kjo betejë të fitohej.

Nëpërmjet një videomesazhi drejtuar shikuesve të rmisionit “Rreze Dielli" në Report Tv, kirurgu Enton Bollano ka thënë se duhet të zbatojmë me rigorozitet të gjitha masat e dhëna nga ministria e Shëndetësisë, së pari për familjet tona, e së dyti për gjithë shoqerinë.“Këshilla ime është një dhe vetëm një. Zbatoni këshillat e ministrisë së Shëndetësisë për këto momente jo të zakonshme. Këtë bejeni për vete. Për fëmijët tanë dhe për ne. Higjiene dhe vetëm higjienë. Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat, ne ju shërbejmë me vetëmohim" shprehet kirurgu dhe pedagogu i njohur.