Për herë të parë prezanton familjen /Nutricionisti Altin Joka një rrëfim për jetën dhe 'Burgun e Shëndetit'

20 Shtator 2023, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2023-09-20 13:14:07

I ftuar në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka në një rrëfim mbi jetën në Suedi, familjen gruan dhe 3 vajzat si dhe pasionin e tij për nutricionin, por jo vetëm…. Gjatë bisedës Joka rrëfen mbi sëmundjen që i rrezikoi jetën dhe rrugët që ndoqi për t'u trajtuar… Nisur nga eksperienca e tij personale, sjell librin "Burgu i Shëndetit", një guidë udhërrëfyese e të jetuarit shëndetshëm dhe larg sëmundjeve. Një libër që ofron këshilla mbi mënyrën e të ushqyerit, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve…. për të dalë nga burgu i sëmundjeve…gjithashtu në ndihmë dhe qindra receta gatimi të shëndetshme!

Por në studion tonë nuk mund të lë pa përmenduar dhe ‘çelësin e suksesit’ për një jetë të shëndetshme. Cilat janë sipas tij 5 ushqimet më të shëndetshme dhe ato më pak të shëndetshme… Në fund të bisedës teksa foli për ‘pikën e tij të dobët’ mamanë, për përkujdesjen dhe dashurinë e pafund, zonja Naire, e cila edhe pse e emocionuar vendosi të surprizonte të birin në studion e “Rreze Dielli”.