Përfshihet nga flakët bombola e gazit në një banesë në Vlorë, shmanget shpërthimi, zjarrfikësi fik zjarrin në kohë

17 Janar 2022, 11:42

VLORË- Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “10 korriku” në Vlorë, duke vënë në rrezik një familje.

Një shpërthimi i mundshëm i saj është paraprirë në kohë nga ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila mbërriti në banesë pas një njoftimi.