Lagjja ‘Kushtrimi’, aty ku ndodhet dhe kanali i ujrave të larta është një ndër lagjet më të goditura nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi me furi duke dalë nga shtrati dhe marrë para çfarë gjeti
E ndërsa uji u tërhoq la pas baltë dhe llucë. Nëpër rrugicat e lagjes, pranë pirgjeve me baltë banorët kanë nxjerrë divanë, kolltuce apo dhe mobilje të cilat tashmë janë shkatërruar dhe janë totalisht të pariparueshme. Është mundi i një jete.