Përshesh i Përmetit nga zonja Albana

13 Maj, 11:33 | Përditesimi: 13 Maj, 11:33

Përshesh i Përmetit

Përbërësit:

  • 1 kg mish qingji
  • Të brendshme bagëtie
  • 1 qepë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Nenexhik i tharë
  • Kripë, piper
  • Kulaç për përsheshin

Përgatitja:

Lani mishin dhe të brendshmet mirë. Vendosini në tenxhere me ujë dhe ziejini derisa të zbuten plotësisht. Hiqni shkumën gjatë zierjes. Prisni qepën hollë dhe kaurdiseni me gjalpin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni të brendshmet e prera në copa të vogla dhe kaurdisini lehtë bashkë me qepën. Më pas shtoni mishin e zier të qingjit. Rregullojeni me kripë, piper dhe nenexhik sipas dëshirës. Nga lëngu i mishit merrni aq sa duhet për ta mbajtur përsheshin të butë dhe plot shije. Përsheshi tradicionalisht përgatitet me bukë të thërrmuar ose kulaç të tharë, të cilit i hidhet lëngu i mishit derisa të zbutet. Sipër shtohet masa me mishin dhe të brendshmet. Shërbehet i ngrohtë, me nenexhik të hedhur sipër për aromë karakteristike përmetare.

MC/Shqiptarja.com