Peshqit e mëdhenj të politikës përballë rrjetës së drejtësisë së re ( 24 shkurt 2023)

25 Shkurt 2023, 07:15

Avokati, Saimir Vishaj i ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu tha se fakti që Meta është pyetur në SPAK për tre orë, do të thotë se për të tashmë ka një dosje hetimi. Ai shtoi se shqetësuese mbetet rrjedhja e informacionit sepse ministrat para se të nisin procedurat e hetimit për ta, marrin informacione dhe japin dorëheqje.