Petanik me fasule të kuqe
Përbërësit:
- 500 g fasule
- 12 peta të pjekura të bëra vetë
- Kripë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fasulet i vendosim të ziejnë pasi i kemi lënë në ujë të nxehtë të hidratohen. I lëmë me pak lëng dhe rregullojmë shijen me kripë. Shtrojmë petën e parë në tavën e lyer me vaj ulliri dhe e lagim me lëngun e fasuleve, vaj ulliri si dhe shtrojmë kokrra fasulesh. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojnë të gjitha petët e pjekura, në fund e lyejmë me vaj ulliri dhe lëng fasulesh. Sipas dëshirës mund të vendosni lart edhe poshtë një petë të njomë për të mbledhur petët e thata. E pjekim në temperaturë 200° për 30-40 minuta sa të marri ngjyrë nga pjekja.




















