Petanik me mish të grirë nga zonja Albana

14 Maj, 12:57

Petanik me mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 gotë miell
  • 1 fç kos
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 1 lç kripë
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj

Për mbushjen:

  • 350 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 lgj vaj
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e ndajmë në 4 pjesë. E punojmë mirë dhe e lëmë të vijë. Më pas hapim petën e parë, shtrojmë masën e mishit që kemi përzierë me qepën, vaj, kripë, piper. Vendosim petën tjetër duke e spërkatur me gjalpë, mbushje dhe përsëri petë. Petanikun e bëjmë me tre shtresa mbushje, tek peta e katërt që është e fundit e spërkasim mirë me gjalpë dhe mbledhim anësoret në formën e një zarfi. E punojmë me duar mirë sikur punojmë një fokaçe. E vendosim në një tavë, ku kemi shtruar letër guzhine dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.