Petulla me gjizë që bëhen në çast nga zonja Albana

11 Maj, 11:52 | Përditesimi: 11 Maj, 11:52

Petulla me gjizë

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 10 lgj gjizë
  • 10 lgj miell
  • 1 pako pluhur pjekës
  • Kripë (nëse gjiza nuk ka kripë)
  • Vaj bimor për skuqje

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë gjizën, miellin, pluhurin pjekës dhe ujë. E përziejmë mire brumin dhe e lemë të qetësohet. Më pas i skuqim petullat në vaj në nxehtësi mesatare.

MC/Shqiptarja.com