Petulla me gjizë, të buta si sfungjer me shije fantastike nga zonja Albana

13 Nëntor, 11:41

Petulla me gjizë

Përbërësit:

  • 400-450 gr miell
  • 10 gr fryrës / maja
  • 2 kokrra vezë
  • 200 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle gjizë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në qumështin e temperaturës së ambjentit shtojmë vezët, gjizën, kripën dhe fryrësin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë miellin gradualisht duke e përzier. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë, secilën pjesë e hapim si një petë duke e ndarë në forma. I skuqim petullat e përgatitura në tigan me vaj jo të bollshëm.