Petulla me kos
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 gotë kos
- 1-2 kokrra vezë
- 1 lugë kafeje sheqer
- ½ lugë kafeje sodë
- 1 lugë kripë
- 2 filxhanë kafeje vaj
Përgatitja:
Në një tas hedhim vezë, kos, kripë dhe pak sheqer (sipas dëshirës mund të vihet dhe yndyrë). I rrahim mirë, shtojmë miellin e përzier me pak sodë. Brumi i petullave nuk duhet shumë i hollë. Në një tigan hedhim pak yndyrë dhe sapo të nxehet hedhim brumin, nga 1 lugë gjelle për çdo petull. Largësia nga njëra petull te tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat i skuqim nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi të jenë skuqur mirë i vendosim në pjatë, i spërkatim pak me gjalpë dhe mund të serviren siç janë ose me sheqer, mjaltë, reçel, kos, qumësht, sipas dëshirës.