Petulla me maja nga zonja Albana

19 Mars, 11:28

Petulla me maja

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 250 ml qumësht
  • 250 ml ujë të vakët
  • 40 gr maja buke e thatë
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë majanë në ujë të vakët. Shtojmë sheqerin, dy lugë gjelle miell dhe e përziejmë mirë në mënyrë që të formohet një masë brumi e hollë. Për ta trashur, duke e përzier shtojmë vezët, pjesën tjetër të miellit, kripën, sodën e bukës, qumështin dhe 3 lugë gjelle vaj. Miellin e shtojmë gradualisht që të mos krijohen kokrriza. E përziejmë brumin me lëvizje rrethore derisa të realizojmë një brumë të trashë dhe të butë. E lëmë brumin të fryhet për 40 minuta në një ambient të ngrohtë. Mbushim një tigan me vaj për skuqje dhe kur vaji të fillojë të ngrohet, hedhim petullat e para. Forma e petullave nuk ka rëndësi, por mirë është që të mos jenë shumë të mëdha në mënyrë që të skuqen mirë.