Pilaf me domate nga zonja Vjollca

23 Korrik, 10:41

Pilaf me domate

Përbërësit:

4 lugë gjelle gjalp

2 domate

1.5 gotë oriz

kripë dhe piper të zi

ujë të valuar

Përgatitja:

Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë kafe lëng limoni, ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Në një tenxhere ose tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle gjalp dhe domaten të qëruar dhe të grirë në rende e kaurdisim atë deri sat ë avullojë lëngu dhe të bëhet në trajtën e një salce. Shtojmë pak kripë, 2 gota ujë të valuar në momentin që domatja dhe uji valon. Shtojmë orizin të kulluar e përziejmë I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Në fund shkrijmë dhe 2 lugë gjelle gjalp tëë tjera dhe e përvëlojmë. E servirim të ngrohtë me pak piper të zi. 

Programe të tjera

Shiko të gjitha