Pilaf me karrotë nga zonja Vjollca

12 Tetor 2020, 10:59

Pilaf me karrotë

2 filxhan çaji oriz

1 qepë të vogël

1 karrotë

2 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

4 filxhan çaji ujë të nxhetë

pak majdanoz ( opsionale)

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe 1 lugë gjelle gjalp kaudisim qepën të grirë shumë hollë për 3 minuta. Shtojmë orizin ( të shpëlarë mirë) dhe I kaurdisim sëbashku për 3 minuta dhe karrotën të grirë në rende nga ana më e trashë I perziejmë për 2 minuta, kripë, dadinë dhe 4 filxhanë çaj ujë ose lëng perimesh ose misi të valuar. E trazojmë dhe pasi të ulim temperaturën e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë për 13-14 minuta. E servirim duke e spërkatur me pak piper të zi dhe majdanoz. Shënim” Kësaj recetë nëse dëshironi mund të shtoni dhe 1/2 çaji rrush të thatë para se të shtoni ujin e valuar.