Pilaf me makarona fidhe nga zonja Albana

24 Shkurt, 11:05 | Përditesimi: 24 Shkurt, 11:05

Pilaf me makarona fidhe

Përbërësit:

  • 2 gota oriz kokërrgjatë
  • 4 lugë gjelle makarona fidhe
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3¼ gota ujë të nxehtë ose lëng pule
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë orizin disa herë derisa uji të dalë i pastër. E lëmë në ujë të vakët me pak kripë për 15–20 minuta, më pas e kullojmë. Në një tenxhere hedhim vajin dhe gjalpin, shtojmë makaronat fidhe dhe i skuqim në zjarr mesatar derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Shtojmë orizin e kulluar dhe e përziejmë për 2–3 minuta. Më pas shtojmë ujin e nxehtë (ose lëngun e pulës) dhe kripën. Kur të vlojë, ulim zjarrin në minimum, vendosim kapakun dhe e gatuajmë për 12–15 minuta derisa të thithet uji. Fikim zjarrin, vendosim një pecetë ose letër kuzhine nën kapak dhe e lëmë 10 minuta të pushojë. Më pas e përziejmë lehtë me pirun dhe e servirim të ngrohtë.

Këshillat e Albanës: Sekreti që orizi del kokërr (jo i ngjitur), mospërzieje gjatë zierjes. Pushimi në fund është shumë i rëndësishëm. Për aromë të këndshme shtojmë disa pika lëng limoni.

MC/Shqiptarja.com