Pispili me hithra
Përbërësit:
Për brumin:
- 2 gota miell misri (ose misër+ grurë)
- 1 gotë ujë të ngrohtë ose qumësht
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 vezë
- Kripë
Për mbushjen:
- 400-500 gr hithra të njoma
- 1 qepë mesatare
- 2 lgj gjalpë ose vaj ulliri
- 150-200 gr djathë i bardhë
- 200 ml qumësht
- Kripë, piper
- Mente ose kopër
Përgatitja:
Ziejmë hithrat për 5 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë, i lëmë të ftohen pak dhe i presim imët. Në një tigan kaurdisim qepën me vaj/gjalpë, shtojmë hithrat, kripën, piperin dhe i përziejmë për 2-3 minuta. E heqim tiganin nga zjarri, shtojmë djathin e thërrmuar dhe qumështin. Përziejmë miellin e misrit me pak kripë, shtojmë gradualisht ujin e ngrohtë ose qumështin dhe vajin, dhe përgatitim një qull të trashë. Lyejmë tavën me pak vaj, hedhim gjysmën e brumit, shtojmë mbushjen, e hapim mirë dhe më pas e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit. E vendosim pispilinë të piqet në furrë të parangrohur në 190°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.





















