Pispili me presh dhe djathë nga zonja Albana

16 Janar, 11:02 | Përditesimi: 16 Janar, 11:02

Pispili me presh dhe djathë

Përbërësit:

  • 2–3 presh
  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 4–5 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle miell gruri (opsionale)
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 gotë kos ose qumësht
  • 1/2 gotë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • Pak piper i zi

Përgatitja:

Preshin e presim hollë, e lajmë mirë dhe e kaurdisim lehtë me pak vaj ulliri dhe një majë luge kripë derisa të zbutet (jo të skuqet fort). E lëmë të ftohet pak, ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë kosin ose qumështin, vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtojmë preshin e ftohur, djathin e thërrmuar dhe më pas miellin e misrit (dhe të grurit nëse e përdorim). E përziejmë derisa masa të jetë e trashë, por jo e fortë, e shtrojmë në tavë të lyer me vaj dhe pak miell misri. E vendosim të piqet në furrë në 180°C për 35–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Pasi pispilia të jetë pjekur, e lëmë të pushojë 10 minuta, më pas e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com