Pispili me spinaq dhe kos nga zonja Albana

6 Mars, 12:00

Pispili me spinaq

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq.
  • 4 qepë të njoma
  • 500 gr miell misri
  • 350 ml ujë i ngrohtë
  • 1 Iç sodë
  • 2 fç kos
  • 3 kokrra vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi grijmë imët qepët e njoma i kaurdisim me vaj ulliri. Sapo të ulin vëllimin shtojmë spinaqin, më pas rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur, të cilin e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të vendosim spinaqin e kaurdisur me qepët e njoma spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi spinaqin. Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me miell misri dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur.