Pispili me spinaq dhe qepë të njoma, receta origjinale e traditës nga zonja Albana

17 Prill, 11:56

Pispili me spinaq dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq
  • 3 qepë të njoma
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 gotë miell misri
  • 1 gotë qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz, kopër

Përgatitja:

Pasi e lajmë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t’i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur sipërfaqen. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë për 30 minuta.