Pitalka Ramazani
Përbërësit:
- Miell
- Maja
- Kripë
- Vezë
- Djathë / gjizë
- Pak gjalpë
- Fara susami
Përgatitja:
Përgatisim brumin me miell, maja, kripë dhe e lëmë në një vend të ngrohtë që të dyfishohet për 1-2 orë. E vendosim më pas brumin në tryezën e punës të spërkatur mirë me miell. E ndajmë në kuleçë, i hollojmë dhe i vendosim në tepsi të lyer me yndyrë, i mbulojmë dhe i lëmë të qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta. Ndërkohë rrahim vezët dhe shtojmë djathin e grirë. Mbushim pitalkat me nga 2-3 lugë vezë dhe djathë, hedhim fara susami dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pitalkat i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i shtojmë dhe kima me mish të grirë me qepë ose suxhuk/salçiçe pule.