Pite të shpejta vetëm me miell dhe ujë nga zonja Vjollca

8 Shkurt 2021, 10:33

Pite të shpejta vetëm me miell dhe ujë

1 gotë ujë të valuar ( 200m ml)

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji sheqer

2 1/2  gotë miell ( 300 gr)

pak vaj për skuqje

Përgatitja:

Vendosim në një tas ujin e nxehtë ( të valuar) shtojmë 1 lugë caji kripë, 1 lugë cji sheqer I përziejmë mirë dhe shtojmë pak nga pak miellin e punojmë fillimisht me lugë druri e më pas me dorë deri sa brumi të lidhet e të bëhet si brumë byreku e ndajmë brumin në 8 kulacë të vegjël. Mund ta lëmë brumin të pushojë vetëm 15 minuta. më pas secilin nga kulackat e hapim me fare pak miell në një petë rrumbullake me diametër 15 ose 20 cm sa një pjatë e një filxhan caji. Pasi të keni hapur të 8 kulacët ngrohim vajin dh I skuqim kulacet sat ë zverdhet nga të dy anët. I largojmë dhe I servirim me djath, mjalt dhe cfarë të dëshironi ju.