Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri
Përbërësit:
- 200 gr spinaq
- 150 gr çikore
- 700 gr kos
- 1 lgj kripë
- 1 lgj fryrës
- 100 ml vaj
- 3 vezë
- 300 gr djathë i butë
- 2 gota miell misri
- 1 tufë koper
- Bishta qepësh
- Fara të ndryshme
- Vezë për lyerjen e sipërfaqes
Përgatitja:
Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I pëziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.





















