Pllaqi në furrë nga zonja Albana

16 Tetor 2023, 12:38

Pllaqi në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr fasule pllaqi
  • 2 qepë të kuqe
  • 3 karrota
  • 2 lgj salcë e koncentruar
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj qumësht
  • Kripë, piper
  • Nenexhik i thatë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1/2 tufë koper
  • 1 spec pikant

Përgatitja:

Vendosim fasulet pllaqi në ujë gjithë natën të zbuten. Shpëlajmë fasulet dhe i vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë, i lemë të ziejnë. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim, qepën, karrotat në feta, hudhrat dhe purenë e domates. E lemë salcën të ziejë 5 minuta, më pas rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, spec pikant, rigon dhe nenexhik. Shtojmë fasulet pllaqi (jo të ziera plotësisht) dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. E kalojmë gatimin nga tigani në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.