Pogaçe me gjizë nga zonja Albana

7 Maj, 12:04

Pogaçe me gjizë

Përbërësit:

  • 3 gota miell
  • 1 lç maja
  • 1 lk sheqer
  • 1 lç kripë
  • 1 gotë kos
  • 200 gr gjizë
  • 1 lgj gjalpë
  • Ujë sa të marrë

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas hapim kuleçet e vegjël sa një pëllëmbë, bëjmë prerje diagonale duke lënë mesin e pa prerë. Vendosim nga një lugë gjizë dhe i mbledhim. I vendosim pogaçet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.