Në kuadër të operacionit ‘Agimi’ policia ka vënë në pranga për kultivim të bimëve narktorike 16 persona, ka shpallur në kërkim 24 të tjerë dhe ka ndjekur nën hetim në gjendje të lirë 3 shtetas.
Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë asgjësuar 20 mijë bimë narkotike.
Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar "AGIMI"
Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Në operacion Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.
Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar "Agimi", në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Si rezultat u sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.