Politikanë që tradhtojnë? Detektivja private rrëfen për Report Tv: Gratë e tyre, paguajnë miliona për 'të fshehtat' e bashkëshortëve të tyre, i zbuloj brenda 2 javëve

29 Janar 2022, 21:30

Gratë e politikanëve janë ato që punësojnë më tepër detektivë për të investiguar bashkëshortët e tyre. Në një rrëfim për emisionin “N’kohë” në Report Tv, detektivja Shkënda Lili, tregon sekretet e profesionit të saj. 

I pyetur nga gazetari Ermal Qori për prapaskenat e investigimit, detektivja tregon se kërkesat më të larta për të hetuar, janë ato për tradhti tek personat e njohur për publikun, kryesisht VIPA, politikanë e biznesmenë.