Tavë me miell misri, presh dhe djathë
Përbërësit:
- 100 gr bishta preshi
- 1 gotë vaj
- 2 gota kos
- 1 vezë
- 1 gotë qumësht
- 2 gota miell misri
- 500 gr miell gruri
- 1 pako pluhur për pjekje
- 200 gr djathë i bardhë
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë preshin dhe më pas e grijmë hollë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë bishtat e preshit dhe i kaurdisim derisa të ulet vëllimi dhe të zbuten. Rregullojmë shijen me pak kripë. Në një tas rrahim vezën, shtojmë vajin, kosin dhe qumështin. I përziejmë mirë dhe shtojmë pak kripë. Duke i shtuar gradualisht, bashkojmë miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. I përziejmë derisa masa të jetë homogjene. Në fund shtojmë preshin e kaurdisur dhe djathin e thërrmuar. E hedhim masën në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje dhe e vendosim në furrë në 180-200 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 35–45 minuta).





















