70-vjetorin e lindjes At Spiro Katundi e festoi me një koncert të veçantë në teatrin "Andon Zako Çajupi" mes miqsh dhe të ftuar specialë.
“Koncert me dashurinë tuaj", ishte një pasqyrë e emocionit dhe gëzimit që At Spiro do të përjetonte gjatë mbrëmjes duke zgjedhur jo vetëm miqtë që do të ndante skenën por edhe repertorin e koncertit që përfshinte një gamë të gjerë këngësh.
Për At Spiron, ky moment ishte shumë emocional, pasi ai ka kaluar 58 vite të jetës së tij duke i kushtuar jetën artit, duke kënduar, aktruar dhe shkruar poezi e drama, që nga mosha 12 vjeçare. Ai e konsideron këtë përvjetor si një mundësi për të ndarë gëzimin me ata që e kanë mbështetur në këtë udhëtim artistik të gjatë.