Prindërit ankohen për çanta shkollore të rënda. Sa duhet të peshojë çanta sipas peshës së fëmijës dhe si duhet mbajtur ajo për të mos patur probleme me shtyllën kurrizore?
Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, duket se çantat e shkollës vazhdojnë të jenë një shqetësim për prindërit e ciklit të ulët, kjo për faktin se pesha e tyre sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve të tyre. Sipas fizioterapistëve, kjo është një problematikë që shqetëson shumë prindër…por sa është pesha normale që mund të mbajë një fëmijë? Libra, tableta, dreka apo aksesorët ndihmës… Çfarë mendojnë ekspertët për këtë gjë? Çfarë problemesh dhe pasojash shkaktojnë çantat e rënda dhe jo të duhura? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me fizioterapisten Ledina Nikolla, e cila shprehet se gjatë ditës së djeshme ka marrë shumë telefonata nga prindër vetëm për këtë temë. Ajo ndau disa këshilla efikase për fëmijët dhe prindërit e tyre.