Probleme me aromën e djersës? Ky produkt bën magji! /Ja si të përgatisni një antidjersë natyrale

7 Shkurt, 13:35

Anti-djersa është një nga produktet tona të pandashme të rutinës ditore. Deodoranti anti-djersë jo vetëm që neutralizon erën e djersës apo aroma të tjera të trupit, por ju jep gjithashtu një ndjesi freskie. Por në lidhje me përdorimin e tij ka gjithmonë zëra skeptikë. Gjithsesi në qoftë se nuk ju pëlqejnë anti-djersat që gjeni në supermarket, ju mund të përgatisni vetë një të tillë në shtëpi me produkte natyrale dhe pa kimikate, dhe efekti do të jetë akoma më i mirë. Niki dhe Stela në “Bëje vetë” sjellin një recetë shumë interesante si të përgatisni një antidjersë natyrale në kushte shtëpie.