Programi ekonomik i PS, Denaj në 'Repolitix': Të ardhura rriten me luftimin e informalitetit te biznesi, jo me taksimin e pagës minimale

16 Mars 2021, 22:28

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se për të rritur të ardhurat në buxhet duhet që të luftohet informaliteti dhe evazioni fiskal tek biznesi i mesëm dhe i madh dhe jo të taksohen më shumë rrogat e shqiptarëve. Ministrja Denaj foli edhe për emigrantët duke thënë se qeveria ka vendosur bonus prej 5 mln euro për këdo që do të vinte në Shqipëri dhe të niste një sipërmarrje, pasi në fokus nuk është vetëm zhvillimi por dhe investimi i dijeve dhe kulturës së tyre të biznesit.