Protesta/ Zjarri djeg pemët në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’, protestuesit 'e ushqejnë' me kosha e stola plastikë

14 Tetor, 16:37 | Përditesimi: 14 Tetor, 16:37

Zjarri i vendosur në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” me sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa masive. Tymi i zi ka mbuluar qendrën e Tiranës.

Flakët po përhapen drejt pemëve që ndodhen në zonë duke krijuar rrezik gjithnjë e më të madh, ndërsa zjarrfikësja nuk duket ende. Protestuesit vijojnë të hedhin në zjarr materiale të djegshme si stolat plastikëdhe koshat.

E.H/Shqiptarja.com