Psikologia: Gjatë karantinimit, më shumë raste të ngacmimeve seksuale online

27 Prill 2020, 11:36

Në një kohë kur shumë persona ndodhen në karantinë, si pasojë e masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirus, kanë nisur të ndihen edhe problemet nga distancimi social I njerëzve. Ende nuk ka shifra konkrete, por psikologia Lorela Garuli thotë se qëndrimi me orë të gjata në rrjetet sociale i fëmijëve si pasojë e qëndrimit mbyllur në shtëpi, ka rritur ekspozimin e tyre ndaj rasteve në shtim të ngacmimeve seksuale online. Ajo rekomandon që prindërit t’I bëjnë më aktivë me aktivitete si gatimi, punët e shtëpisë fëmijët gjatë kësaj periudhe.