Puding me oriz
Përbërësit një person:
- 2 filxhanë kafeje oriz
- 1 gotë qumësht
- 2 lgj shurup sheqeri
- 1 lugë kafeje gjalpë
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj reçel / fruta të thata
Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar dhe larë orizin e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta. Shtojmë më pas qumështin dhe vazhdojmë zierjen e ngadaltë mbuluar me kapak. Që orizi të jetë sa më i shkrifët 1 gotë ujë e vendosim në furrë, e lëmë të ftohet pak, hedhim të verdhat e vezëve të rrahura me shurupin e sheqerit dhe e përziejmë. Të bardhat i rrahim marengë, i përziejmë me masën e përgatitur dhe i hedhim në formë ose në tenxhere të vogël të lyer me gjalpë. I vendosim në një enë me ujë (banjëmari) dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 30-40 minuta. Pudingun e përgatitur e nxjerrim nga forma dhe sipër i hedhim pak reçel ose fruta të thata sipas dëshirës.