Pulë e aromatizuar me qull dhe arra nga zonja Albana

3 Korrik, 11:10 | Përditesimi: 3 Korrik, 11:10

Pulë me qull, arra dhe fruta të thata

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 1 litër lëng pule
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 3 lgj miell misri
  • 2 lgj miell gruri
  • 2 lgj lëng portokalli ose limoni
  • 5–6 thelpinj hudhër
  • 1 lç kurkuma
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 lgj arra
  • Kripë, piper i zi
  • Fruta të thata

Përgatitja:

Kaurdisim pulën, shtojmë lëng portokalli dhe pak fara spec djegës. E lemë të zihet derisa masa të jetë pak e mpiksur. Në një tigan kaurdisim dy llojet e miellit dhe më pas shtojmë lëngun e mishit dhe thelpinjtë e hudhrës. I vendosim në tavë, shtojmë arra të pjekura, fruta të thata sipas dëshirës dhe pak spec të kuq pluhur dhe e vendosim në furrë të nxehtë për pak minuta.

MC/Shqiptarja.com