Pulë me jufka nga zonja Vjollca

10 Nëntor 2020, 10:17

Pulë me jufka

Përbërësit

1 pulë

500 gr jufka

100 gr gjalp

kripë dhe piper të zi

1 qepë ( opsionale)

Përgatitja:

Presim pulën në racione e lajmë dhe thajmë copat e pulës. Valojmë 1 litër ujë dhe shtojmë në të copat e pulës, për të zierë duke shtuar në tenxhee kripë dhe erza nëse dëshironi si ( dafinë, trumzë). Në një tigan shkrijmë ½ e gjalpit dhe kaurdisim qepën të grirë në rende ( pa i dhënë ngjyrë e lëmë sa të zbutet pak dhe shtojmë në të kripë dhe piper të zi. Në një tepsi shtrojmë jufkat, shpërndajmë mbi të qepën e kaurdisur me gjalp, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 5-6 minuta, sa jufkat të fillojnë të zverdhen pak. Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë tek jufkat lëngun e pulës. Lëngu duhet të jetë nën nivelin e jufkave ose baraz në to. Vendosim copat e pulës mbi jufka pakëz gjalp mbi to dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10-15 minuta.